HomeAktualitetDebat

“Prokurorja” Lala hedh “molotovin”: Veliaj nën hetim bashkë me familjarët nga SPAK

“Prokurorja” Lala hedh “molotovin”: Veliaj nën hetim bashkë me familjarët nga SPAK

Prokurorja Klodiana Lala ish ushtarja e betuar e Llallës sot në rolin e gazetres së vetshpallur si shumë nga soj i saj të parasimuar por specialistë në fushën e llapjes pa adres, duke folur për hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, deklaroi se Erion Veliaj dhe familjarëve të tij po u hetohet pasuria.

Ja broçkullat e pakuptimta të kësaj mashtruesje që nuk ka birë nëne që e kupton se çfarë do të thotë:

“Zoti Veliaj është nën hetim bashkë me familjarët. Po i hetohet pasuria, kërkon pak më shumë kohë thotë Lala Llalla sikur dosjen hetimore e ka në dorë ajo.

Janë disa letërporosi të dërguara në vende të BE, për disa transaksione. Nuk e di çfarë do të rezultojë.

Po kryhet procedura dhe të shohim.

Nëse SPAK nuk sqaron rolin e Veliajt, apo zyrtarëve të tjerë, zotit Peleshi, zotit Gjiknuri, që kanë patur edhe këta kontakte.

Kur të sqarohet roli i këtyre.

Ka dalë dokumenti që ka hetim pasuror ndaj Veliajt.

Disa pronarë, mund ti quajë kështu, u është bërë kontroll.

Mos më kërko emra, jam e kujdesshme, duhen parë nëse janë kontrata reklamash apo para të tjera.

Nëse nuk është reklamë hyn te korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Drejtues të mediave janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar banesat”.