HomeSport

Protagonist edhe pa gol! Armando Broja në formacionin e javës në Premier League

Protagonist edhe pa gol! Armando Broja në formacionin e javës në Premier League

Armando Broja është bërë pjesë e formacionit të javës në Premier League nga sajti i statistikave të lojtarëve, WhoScored. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare di si të jetë protagonist edhe nëse nuk arrin të shënojë gol.

Broja e nisi titullar sfidën ndaj Fulham ku londinezët fituan me rezultatin minimal 1-0 falë penalltisë së shënuar nga Cole Palmer. Broja shkëlqeu në fushën e lojës duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtarë.

Bomberi kuqezi bëri 2 goditje drejt portës, një saktësi e frikshme pasimi prej 93%, fitoi 2 duele ajrore si dhe bëri 1 ndërhyrje të saktë në mbrojtje. Statistika këto që i dhanë atij notën 7.29 duke u bërë pjesë e formacionit të javës krah yjeve si De Bruyne, Rodri, Richarlison e me rradhë.

https://www.instagram.com/p/C2H9jcjNMyx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=01f0713e-e403-461d-8166-a94aaa93923c