HomeAktualitetKronike

Protesta e Lapaj para kryeministrisë, Policia ndërhyrje sërish gjatë natës! Kreu i Shqipëria Bëhet dërgohet në spital, i ra bombola e gazit në kokë (Video)

Protesta e Lapaj para kryeministrisë, Policia ndërhyrje sërish gjatë natës! Kreu i Shqipëria Bëhet dërgohet në spital, i ra bombola e gazit në kokë (Video)

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me mbështetësit e tij u rikthye sërish mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë edhe pas tensioneve të regjistruara mesditën e së dielës, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë.

Edhe në orët e para të mesnatës Policia ndërhyri sërish duke u përplasur me kreun e Shqipëria Bëhet dhe mbështetësit të tij.

Gjatë kësaj situate raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit, dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar.

“I ra bombola Tikut, i ra bombola gazit, thërrisni ambulancën”, dëgjohen të thonë mbështetësit e tij.

Ndërkohë blutë nga ana tjetër kanë shoqëruar dr.Eduart Kaca, anëtar i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, që prej 20 ditësh ka ardhur nga Dusseldorfi për të protestuar përballë Kryeministrisë.

Adriatik Lapaj zhvilloi dje (4 janar) protestën e radhës para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për 12 muaj që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

Gjatë fjalimeve, Lapaj dhe mbështetës të tij u përplasën me forcat e policisë, duke pretenduar se punonjës civilë të Policisë së Shtetit po filmonin protestuesit “me qëllim që t’i shoqëronin pas tubimit”.

Po ashtu gjatë kësaj proteste nuk munguan as përplasjet pasi efektivët e policisë hoqën çadrat e instaluara nga mbështetësit e tij.