HomeAktualitetDebat

Protesta e opozitës, Gramoz Ruçi anulon seancën e nesërme parlamentare?

Protesta e opozitës, Gramoz Ruçi anulon seancën e nesërme parlamentare?

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka njoftuar se do të dalë në një konferencë për shtyp në orë 17:00 të ditës së sotme.

Nga burime brenda Kuvendit mësohet se Ruçi mundet që të anulojë zhvillim e seancës Parlamentare e cila është parashikuar që të mbahet nesër në orën 10:00.

Ky vendim pritet që të komunikohet nga vetë kryetari i Kuvendit në konferencën që ai do të mbajë për shtyp.

Gjithashtu mësohet se Ruçi do të flasë edhe pr vendimin e opozitës për të djegur mandatet parlamentare.

Ndërkaq Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të mbajë një protestë para oborrit të Kuvendit.