HomeAktualitet

Protesta e studentëve/ Rama nxjerr videon: Thashë t’ua ve përpara syve, dje u dukej si lodër…

Protesta e studentëve/ Rama nxjerr videon: Thashë t’ua ve përpara syve, dje u dukej si lodër…

Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë në rrjetet sociale ka treguar se qeveria ka nisur një investim masiv në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ky reagim i Ramës vjen ndërsa këto ditë, kur studentët po protestojnë, po diskutohen edhe kushtet e jetesës në godinat studentore.

“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”, shkruan Rama.

Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t'ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti?

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 7 décembre 2018