HomeAktualitet

Protesta e studentëve, Rama: Të garantohet mësimi që po pengohet brutalisht, kërkesat janë përmbushur

Protesta e studentëve, Rama: Të garantohet mësimi që po pengohet brutalisht, kërkesat janë përmbushur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, ku thotë se përshëndet deklaratën e senatit akademik.

Në një postim në medias sociale Rama shkruan se uron që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohen brutalisht.

Postimi i ploste i Kryeministrit:

Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.

Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.

Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.

Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët