HomeAktualitetDebat

Protesta kundër Bashës, reagon për herë të parë edhe “non grata numër 4” Shkëlzen Berisha

Protesta kundër Bashës, reagon për herë të parë edhe “non grata numër 4” Shkëlzen Berisha

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, komentoi konferencën e mbajtur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të protestës së dhunshme në selinë blu.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se konferencën e sotme në PD duhet ta jepte kreu i qeverisë Edi Rama.

Në këtë reagim Berisha nënkuptoi akuzat e ish-kryeministrit se ka një marrëveshje të fshehtë me Ramën për shkatërrimin e opozitës.

“Konferencen nga PD sot duhej ta bente Edi Rama”, shkruan Berisha.