HomeAktualitetDebat

Protesta para Kryeministrisë/ Dhëndërushi kishte turnin e natës, në krye të protestës në turnin e ditës deputeti i PD (Foto)

Protesta para Kryeministrisë/ Dhëndërushi kishte turnin e natës, në krye të protestës në turnin e ditës deputeti i PD (Foto)

Partia Demokratike dhe LSI kanë përçarë protestën e studentëve duke e përdorur atë për kapital politik.

Pas sms-ve që u bënë publike nga mediat, ku Grida orkestronte protestën në Zog të Zi mbrëmë, ndërsa përpara kryeministrisë ishte Jamarbër Malltezi, sot Bash aka shtuar numrin e deputetëve që orkestrojnë protestën në Bulevard.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, ndodhet përballë kryeministrisë bashkë me militantët e tjerë të PD-së.

Më herët, u bënë publike edhe mesazhet e LSI-së, e cila siguronte poashtu pjesëmarrje përballë kryeministrisë, madje edhe ushqim, pije e batanije.

Skenari i PD-LSI vazhdon, protestën po e vrasin!