HomeAktualitetDiaspora

Protesta për UÇK-në në Tiranë, Kurti “mburret” si Saliu me qeverisjen e tij: I hoqa vizat Kosovë?! Pasaporta jonë është fuqizuar

Protesta për UÇK-në në Tiranë, Kurti “mburret” si Saliu me qeverisjen e tij: I hoqa vizat Kosovë?! Pasaporta jonë është fuqizuar

Ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet një protestë në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti përpiqet të theksojë kontributin e tij për shtetin e Kosovës, duke shkruar në rrjetet sociale se pasaporta e vendit është fuqizuar gjatë qeverisjes së tij, duke harruar se kontributi i tij është vetëm disa dorheqje të shteteve që kishin njohur shtetin e Kosovës. Madje si Sali Berisha merr atribute që nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë e tij …atë të heqjes së vizave në BE.

Sharlatani hiqet sikur nuk e di, se rritja e indeksit ka ardhur si pasoj e e heqjes së regjimit të vizave nga 22 vendete Shengenit që e njohin shtetin dhe pasaportën kosovare.

“Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley. Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të. Edhe në krahasim me vitin e kaluar Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa kemi qenë në vendin e 68-të.

Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë. Me pasaportën tonë e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë”,- shkruan Kurti.