HomeBota

Protestë e frikshme, babai hedh vajzën një vjeçe nga çatia për të mos i shembur banesën (Foto)

Protestë e frikshme, babai hedh vajzën një vjeçe nga çatia për të mos i shembur banesën (Foto)

Një 38-vjeçar në Afrikën e Jugut, është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi hodhi vajzën e tij 1 vjeçe nga çatia e një prej barakave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, që ishin parashikuar nga qeveria të shembeshin shkruan Tg.com.
Kjo ndodhi në qytetin e Këadëesi në Porth Elizabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut. Fëmija, i cili u shpëtua fatmirësisht nga policia, është në krahët e nënës së saj nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale.

C_2_fotogallery_3087304_0_image

Autori, i nxitur nga britmat e turmës që ishte protestuar me të kundër prishjes së 90 shtëpive të paligjshme, u ngjit në krye të shtëpisë në qytetin Këadëesi në Porth Elizabeth dhe filloi të rrotullonte në ajër vogëlushen e tij.

C_2_fotogallery_3087304_1_image

Polica rrethoi menjëherë shtëpinë tij, dhe njëri policëve u ngjit në përpjekje për ta bindur të lëshonte fëmijën. 38-vjeçari, e ka fluturuar fëmijën në ajër, e cila, për fat të mirë, është pritur dhe ruajtur nga dhjetra policë që ndodheshin poshtë.

C_2_fotogallery_3087304_3_image

Babai agresor u arrestua me akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa vajza e vogël u kthye në krahët e nënës, por nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale. (BalkanWeb)

C_2_fotogallery_3087304_4_image