HomeAktualitet

Protestuesit nuk kursejnë as policet femra, 6 efektivë të lënduar nga protesta përballë Parlamentit

Protestuesit nuk kursejnë as policet femra, 6 efektivë të lënduar nga protesta përballë Parlamentit

Nga tensioni dhe përplasja e banorëve të Unazës së Re me policinë para Kuvendit mbeti i lënduar edhe zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i cili është goditur në fytyrë.

Tensioni ka zgjatur për disa minuta dhe është përsëritur, pasi banorët tentuan që të futen në Kuvend.

Nga pamjet e transmetuara LIVE duken disa punonjës policie të gjakosur, që shoqërohen nga kolegët e tyre për ndihmën e parë. Mes tyre edhe një efektive femër, shkruan JavaNews.al

Burimet nga terreni thonë se përveç dhunës me grushta dhe shkelma, një nga shkaqet e lëndimeve në radhët e uniformave blu ka qenë edhe hedhja e shashkave.

Mësohet se të paktën 6 policë janë dërguar pranë shërbimeve spitalore ndërsa nuk dihet numri i të shoqëruarve.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”– thotë policia./Javanews