HomeAktualitetKryesore

“Provokacja 2″/ Kryeministrat dhe ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë mbyllin takimin me simbolin e shqiponjës (Foto)

“Provokacja 2″/ Kryeministrat dhe ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë mbyllin takimin me simbolin e shqiponjës (Foto)

Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme.

Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, qe kryeministri Rama e ka publikuar ne Facebook me pershkrimin “FOTOJA E DITES”.

Një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit.

Këto imazhe nuk kanë nevojë për komente.