HomeAktualitetDebat

PS del minus 30 % në Vlorë? Ja çfarë thotë Rama për sondazhet që po qarkullojnë në media!

PS del minus 30 % në Vlorë? Ja çfarë thotë Rama për sondazhet që po qarkullojnë në media!

Kryeministri Rama i pyetur për sondazhet në Vlorë, që sipas burimeve bëhet me dije se PS ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet.

“Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha askpektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin të paktën ma qaj”, tha Rama në një intervistë për televizionin 6+1 Vlora.