HomeAktualitetDebat

PS dorëzon kërkesën: Asnjë kryebashkiak me 3 mandate s’duhet të kandidojë më

PS dorëzon kërkesën: Asnjë kryebashkiak me 3 mandate s’duhet të kandidojë më

Të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, pritet të mos kenë më mundësi për të rikandiduar në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës.

Burime brenda Partisë Socialiste thonë se do të parashtrojnë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë të posaçme, ku do të kërkojë që të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku me 3 mandate në detyrë.

Me këtë vendim PS duket se mbyll këtu rrugëtimin e Vangjush Dakos, në Durrës, Qazim Sejdinit në Elbasan, Fiqiri Ismaili në Vorë, por edhe të Xhelal Mziun në Kamëz.