HomeAktualitet

PS i ka votat solide në Parlament, amnistia penale u tërhoq në respekt të traditës së konsensusit

PS i ka votat solide në Parlament, amnistia penale u tërhoq në respekt të traditës së konsensusit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.

“Qëndrimin e Bashës s’kam çfarë komentoj. PS i ka votat dhe janë solide. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar”, tha Çuçi.

Kujt do t’ia kërkoni bashkëpunimin?

“Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm. 94 vota janë gjithmonë në parlament.

Publiku e e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD që përfitojnë.”