HomeAktualitetDebat

PS ngarkon Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore, reagon PD: Ai duhet të ishte në b.urg!

PS ngarkon Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore, reagon PD: Ai duhet të ishte në b.urg!

Kryesia e PS-së ka ngarkuar ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore.

I pyetur lidhur me reagimin e Partisë Demokratike ku e cilësonte Gjiknurin si modelin e votave të vjedhura dhe duhet të ishte pas hekurave, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha se Gjiknuri është një prej ekspertëve më të mirë zgjedhorë që ka Shqipëria.

“Me baltën e PD nuk kam kohë për të humbur, të gjithë e mbajnë mend që Damian Gjiknuri është një prej ekspertëve më të mirë zgjedhorë që ka Shqipëria”, u shpreh më tej kreu i grupit parlamentar socialist.