HomeAktualitetKryesore

PS përgjigje Bashës: Jo propozim që anashkalon BKH dhe SPAK Lul! Po kërkon që nusen, vëllain, kunatin dhe fëmijët e Saliut t’i mos “preken”!

PS përgjigje Bashës: Jo propozim që anashkalon BKH dhe SPAK Lul! Po kërkon që nusen, vëllain, kunatin dhe fëmijët e Saliut t’i mos “preken”!

Klotilda Ferhati deklaron  se mazhoranca nuk do të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë struktura paralele për të anashkaluar rolin e BKH dhe Prokurorisë së Posaçme.

Deputetja e PS e quajti nismen e PD si një veting që merret me thashetheme.

Ndër të tjera ajo tha:

Nëse duhet veting, vetingu duhet të jetë për politikanët dhe familjarët dhe jo siç do Luli që nusen, vëllain, kunatin apo fëmijët e Saliut t’i lerë jashtë. 

Një veting që merret vetëm me thashetheme pa dënuar dhe pa hetuar as burgosur nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve shqiptarë. 

PS nuk mund të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë një strukturë paralele për të anashkaluar strukturat e ngritura posaçërisht për këtë punë sic ështqë BKH apo Prokuroria e Posaçme. 

Nëse sinqerisht opozita e dëshiron vetingun do të vinin në tavolinë për të shpjeguar  propizimin dhe për të kërkuar bashkëpunimin për hartimin e këtij ligji.

Ne jemi të gatshëm të çojmë propozimin e opozitës në komisionin e Venecias. Nëse Venecia thotë po, në rregull, por në asnjë  rast nuk duhet që kjo nismë të minojë reformën në drejtësi, SPAK dhe BKH”, shprehet Ferhati. (TemA)