HomeAktualitet

PS prezanton kandidatin për bashkinë e Sarandës

PS prezanton kandidatin për bashkinë e Sarandës

Partia Socialiste prezantoi në Sarandë kandidatin për kryetar të bashkisë, Adrian Gurma dhe emrat e kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiakë.

Gjatë prezatimit drejtuesi politiki PS-së në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri duke komentuar situatën politike në vend theksoi se dëshira e PS-së ishte që në këto zgjedhje lokale të kishte garë dhe PD të merrte pjesë

Gjiknuri theksoi se maxhoranca mbetet e hapur për dialog pa cënuar afatin kushtetues të 30 qershorit.

“Do të donim të ishim në garë dhe të kishim PD përballë nesh. E kemi thënë që jemi të gatshëm të bëjmë cdo lloj kompromisi por jo në kurriz të kushtetutës”

Kandidati theksoi se qyteti ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit

Ardian Gurma: “Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse edhe potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha”