HomeAktualitetDebat

Pse u largua sot në ditën e parë të shkollës? Besa Shahini thyen heshtjen pas largimit nga ministria

Pse u largua sot në ditën e parë të shkollës? Besa Shahini thyen heshtjen pas largimit nga ministria

14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit të Besa Shahinit.

Në rrëfimin e saj të parë pas largimit nga posti, Shahini tha se largimi pikërisht sot nuk ka ndonjë simbolikë.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nëse nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.

Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojme. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, – tha Shanini.