HomeBotaSport

PSG nuk di të ndalet në Francë: 10 ndeshje dhe 10 fitore

PSG nuk di të ndalet në Francë: 10 ndeshje dhe 10 fitore

Paris Saint Germain nuk di të ndalet në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka arritur fitoren e 10 në 10 ndeshjet e para të kampionatit francez, duke grumbulluar 30 pikë të plota.

PSG arriti të mposhtë 5-0 Amiensin falë golave të Marquinhos, Rabiot, Mbappe, Draxler dhe Diaby.

Tashmë, parizienët e shohin veten plot 11 pikë përpara vendit të dytë, Lille.