HomeKronike

Publikohet videoja/ Momenti kur 24-vjeçari përfshihet nga flakët brenda në makinë

Publikohet videoja/ Momenti kur 24-vjeçari përfshihet nga flakët brenda në makinë

Klodian Korançe është i riu i cili gjeti vdekjen në mënyrë tragjike rreth orës 01:41 minuta pas mesnate.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale pranë Ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

24-vjeçari pësoi aksident ndërkohë që udhëtonte me makinën e tij tip “Mercedez- Benz” pasi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me murin rrethues të një servisi makinash anë rrugës.

Makina e viktimës mori flakë dhe ai nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se shkak për aksidentin është bërë dalja e mjetit nga rruga si pasojë e pagjumësisë apo shpejtësisë tejkaluar normave të lejuara.

Automjeti i 25-vjeçarit është përfshirë nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Dyshimet paraprake të policisë i atribuohen rrjedhës së gazit si shkak kryesor për marrjen flakë të automjetit.

Pasi u përplas me murin rrethues, makina përfundoi në oborrin e servisit duke shpërthyer në flakë e djegur pjesërisht edhe makinën e policisë e cila ndodhej aty pranë.

Për shkak të rrethanave të rënda në të cilën ka ndodhur ngjarja veprimet e mëtejshme pritet të kryhen nga ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.