HomeBota

Publikohet videoja që po qarkullon me shpejtësi! Një burrë tenton të rrëmbejë 5-vjeçarin, por nëna e tij bën mrekulli

Publikohet videoja që po qarkullon me shpejtësi! Një burrë tenton të rrëmbejë 5-vjeçarin, por nëna e tij bën mrekulli

Skenë si nëpër filma. Një burrë në Amerikë është arrestuar pasi ka tentuar të rrëmbejë një djalë 5-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në New York City, kur nëna me fëmijët e saj ishte duke ecur në rrugë.

E gjitha ngjarja është filmuar nga kamerat, teksa shihet një person që ndalon makinën dhe shkon me vrap duke rrëmbyer fëmijën.

Në pamje duket momenti, kur nëna shpëton djalin e saj nga dritarja e makinës së agresorit.

Personi pasi merr djalin e vogël e hip në makinë dhe tenton të largohet, por nëna e ka shpëtuar djalin e saj duke e nxjerrë me forcë nga makina.