Deputeti Halit Valteri ka publikuar sot disa pamje të a.tentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Pas publikimit të pamjeve në Kuvend, deptueti Valteri është thirrur nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).
Sipas informacioneve SPAK kërkon nga Valteri që të dorëzojë videon që disponon, pasi sipas deputetit në pamje shihen autorët e v.rasjes së Andi Malokut. Po ashtu deputeti do të merret dhe në pyetje për të parë nëse ai disponon prova të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur vitin e kaluar.
Sot në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e a.tentatit ndaj prokurororit Ndoja.

