HomeAktualitetKronike

Punonte ndërtues paradite në mbrëmje trafikonte drogë, kapet me 30 kg hashash dhe 1 kg kokainë shqiptari

Punonte ndërtues paradite në mbrëmje trafikonte drogë, kapet me 30 kg hashash dhe 1 kg kokainë shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një 30 vjeçar emigrant shqiptar me rreth 30 kg drogë në banesën e tij. Gjatë ditës ai punonte si punëtor ndërtimi ndërsa gjatë natës ishte një trafikant droge.

Kanë qënë banorët e pallatit të cilët kanë sinjalizuar forcat e rendit për një fluks të vazhdueshëm personash në apartamentin e shqiptarit.

Gjatë kontrollit policor në banesën e tij në komunë Riva Ligure në provincën e Imperias janë gjetur rreth 30 kg drogë, e tipit marijuanë e hashash si dhe 1 kg kokainë.

Gjithashtu në banesë janë sekuestruar dhe instrumente për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike.

30 vjeçari është shoqëruar në burgun e qytetit të Imperias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.