HomeBota

Pushuesi anglez humb jetën nga dhuna e rojeve të sigurisë në Qipro

Pushuesi anglez humb jetën nga dhuna e rojeve të sigurisë në Qipro

Lajmi që një pushues anglez është rrahur për vdekje në Qipro, mbrëmjen e kaluar, ka alarmuar pushuesit, sipas të cilëve rrojet e sigurisë përdorin postin e tyre dhe dhunojnë pushuesit, ku targeti kryesor janë pushuesit anglez.

Huseyin Mavideniz, 29-vjec, ka ndërruar jetë pasi është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, jasht një klubi nate në Qipro.

Sipas raportimeve, ai është goditur disa herë në kokë nga rojet e sigurisë.

Turisti britanik është dërguar menjëherë në spital por ai është shpallur i vdekur para se të mbërrinte.

Kjo tragjedi vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër turist anglez është rrahur keq nga rojet e sigurisë në ishullin grek, Zakynthos.

Video që qarkulloi në mediat online, tregojnë se si James 18-vjec, goditet pa mëshirë në fytyrë dhe trup nga disa roje të sigurisë.