HomeKronike

Pushuesi gjerman humb jetën në Golem

Pushuesi gjerman humb jetën në Golem

Një pushues nga Gjermania ka gjetur vdekjen në vendin tonë.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në një kompleks turistik në Golem.

Shkaqet e vdekjes janë natyrale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në  një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në  Gjermani.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.