HomeAktualitetDebat

Pusteci vishet ngjyrë rozë! Në Korçë kryesojnë socialistët, LSI poshtë pritshmërive

Pusteci vishet ngjyrë rozë! Në Korçë kryesojnë socialistët, LSI poshtë pritshmërive

Me një diferencë prej 7% të votave, ndahen PS nga PD në qarkun e Korçës. Kur janë numëruar mbi 15% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët me 47.91 % të votave, e ndërsa 40.79 % PD. Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 8.35 % të votave.

Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473. Në fund renditet LSI me 168 vota. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar në të 7 qendrat e votimi, duke qenë Bashkia e parë që nxjerr rezultatin përfundimtar.

Edhe në Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçë janë hapur kutitë e para.