HomeDebat

Puthja virale, Endri Shabani: Në sallë ishte e fejuara ime! Mirënjohës pafund deputetëve të opozitës që më dhanë firmën

Puthja virale, Endri Shabani: Në sallë ishte e fejuara ime! Mirënjohës pafund deputetëve të opozitës që më dhanë firmën

85 votat e deputetëve në Parlament e bënë Endrit Shabanin Avokat të Popullit ndërsa në fund të votimit në seancë plenare, zgjodhi të përshëndeste ligjvënësit me një puthje që u bë mjaft virale.

Endrit Shabani sqaroi gjithçka në emisionin “Opinion” duke thënë se puthja me dorë ishte thjesht një përshëndetje. Pse kjo zgjedhje? Për Endrit Shabanin ka shumë kuptim. Në sallë, ai tha se ndodhej e fejuara e tij, dhe nuk ishte asgjë tendencioze ndaj askujt dhe as ironi, por vetëm një përshëndetje normale.

Sakaq, Endrit Shabani tha në studion e emisionit “Opinion” se ceremonia nuk shkoi ashtu siç duhet, por pavarësisht flakadanëve të demokratëve në sallën e Parlamentit, u shpreh mjaft mirënjohës që i dhanë firmën për ta mbështetur.

“Nuk mund të vendosësh, kur unë jam këtu. Ajo është një përshëndetje. Në atë sallë nuk ishin vetëm deputetë të opozitës, por dhe familjarë të mitë. Ishte e fejuara ime.

Supozohej të ishte një ceremoni, përshëndeta me një puthje. Ishte një përshëndetje. A jam mirënjohës i deputetëve të opozitës? Po, jam. Pa firmat e tyre nuk do isha. Përshëndetje pas një ceremonie votimi. Nuk ishte ceremoni normale.”-tha Shabani.