HomeBota

“Qesh moj”! Fjala e presidentit amerikan që i drejtohet zonjës së parë bëri xhiron e botës: Reagimi i Melania Trump ishte përgjigjja më e mirë

“Qesh moj”! Fjala e presidentit amerikan që i drejtohet zonjës së parë bëri xhiron e botës: Reagimi i Melania Trump ishte përgjigjja më e mirë

Zonja e parë e SHBA-së është përkufizuar gjithnjë si një grua e heshtur, e ngurtë, që nuk buzëqesh lehtë dhe shpesh i tërhiqet vëmendja nga bashkëshorti, presidenti amerikan, Donald Trump.

Nuk ngurroi t’ia vinte në dukje edhe këtë herë të fundit, duke i kërkuar që të buzëqeshë kur dolën para kamerave, ndërsa vizituan kishën e “Shën Palit” në Uashington.

Por, Melania Trump nuk ia “vërshëlleu” dhe aq shumë. Hezitoi fillimisht, dha një buzëqeshje të shkurtër të sforcuar dhe ktheu qëndrimin stoik që e karakterizon.

Videoja e publikuar nga “The Independent”, me momentin që dallohet kur presidenti Trump i kërkon Melanias të buzëqeshë, ka bërë xhiron e botës.