HomeAktualitet

“Qetësohu Eri, gjaku jot s’do bëhet kurrë ujë”, vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec reagon pas vendimit të gjykatës për Mediun: Ka drejtësi por ka edhe vetëdrejtësi

“Qetësohu Eri, gjaku jot s’do bëhet kurrë ujë”, vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec reagon pas vendimit të gjykatës për Mediun: Ka drejtësi por ka edhe vetëdrejtësi

Avokati Geraldo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec, ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan:

“Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje.

Mbahu, fort lali.

Ka ligj po ka dhe maliq.

Ka drejtesi po ka dhe vetedrejtesi.

SPAK te apeloj vendimin,te shkoj ceshtja ne apel.

Nuk dorezohemi,nuk terhiqemi.Beteja vazhdon”, nënvizon Durdaj teksa shton:

“Nje vendim i pabazuar ne ligj, por në miqe.

Gjithesesi serisht dhe ky gjykim tregon friken e fajtorit per tu perballur me drejtesin, i zhytur koke e kemb ne aferen e Gerdecit.

Apelim,Apelim,Apelim”, shkruan Gerdaldo Durda.