HomeAktualitetSociale

Qeveria anulon tenderin për aksin Thuman-Kashar, Balluku: Fondi do të kalojë për ‘Paktin për Universitetin’

Qeveria anulon tenderin për aksin Thuman-Kashar, Balluku: Fondi do të kalojë për ‘Paktin për Universitetin’

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar në një konferencë të shkurtër për mediat se qeveria do të tërhiqet nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thuman-Kashar.

Ajo është shprehur me tej se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të ‘Paktit për Universitetin”.

E pyetur për arsyet e kësaj vendimmarrje, Balluku deklaroi se për momentalisht rëndësi më të madhe për qeverinë ka pikërisht gjendja e universiteteve në vend dhe arsimi i lartë.

“Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer.

Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat të aksit Kashar -Thumanë.

Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.