HomeDiaspora

Qeveria maqedonase reagon pas thirrjeve anti-shqiptare në prani Presidentit Ivanov

Qeveria maqedonase reagon pas thirrjeve anti-shqiptare në prani Presidentit Ivanov

Një pjesë e të pranishmëve përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë me thirrjet anti-shqiptare Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur . Incidenti ndodhi para Presidentit, Gjorge Ivanov.

Thirrjet antishqiptare dhe raciste u dënuan nga qeveria maqedonase.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate.

Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase.