HomeAktualitet

Qeveria vendos mbylljen e guroreve në malin e Krujës, Rama: I erdhi fundi m.asakrës!

Qeveria vendos mbylljen e guroreve në malin e Krujës, Rama: I erdhi fundi m.asakrës!

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpalljen e paligjshmërisë së plotë të gjithë veprimtarisë së nxjerrjes së gurëve nga mali i Krujës.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Rama tha se “tani jemi në fazën kur fillon ekzekutimi i mbylljes përfundimtare të një plage 30-vjeçare”.

“Pavarësisht se atë plagë e kam parë vetë shumë kohë më parë, për mbylljen e asaj plage u deshën 5 vjet e gjysmë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “tani është fundi i vërtetë i asaj masakre”.

Ndërkohë ai nënvizoi se “shtysa finale për këtë ishte zëri i qytetarëve përmes platformës së bashkëqeverisjes”.

“Është një presion që vjen dhe funksionon dhe na ndihmon të identifikojmë personat përgjegjës për mungesën e një reagimi më të shpejtë”, tha Rama.