HomeAktualitetDebat

Qytetari “çentron” Bashën: Mos na trego ëndërrat nga që fle shumë! Ja kur e djathta vjenë në pushtet!

Qytetari “çentron”  Bashën: Mos na trego ëndërrat nga që fle shumë! Ja kur e djathta vjenë në pushtet!

Lulzim Basha ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka marrë një pyetje nga një qytetar, se si e sheh ai PD-në, pas dy vitesh.

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim përgjigjet Luli dhe reagimi lumë i qytetarve vërtetë është i pabesueshëm

Ne po publikojmë vetëm një pa fyerje nga një “Populli”

Kushdo ka të drejtë të ëndërrojë aq më shumë gjumashet e mëdhenj si puna juaj

I nderuar z. Luli: PD do të vijë në pushtet nëqoftëse:

1. Dënohen politikisht dhe penalisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, si repart militar, kryen genocid ndaj popullit shqiptar në 1997 me forcën e tërë ushtrisë;

2. Dënohen politikisht dhe penalisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, shtypën me gjak masiv protestën masive më 21 Janar 2011 me forcën e tërë Gardës së Republikës;

3. Dënohen politikisht pikërisht kjo parti dhe të gjithë ata persona, të cilët, pushkatuan parlamentarizmin në 2019, duke djegur mandatet e deputetit në mes të legjislaturës, një akt që është unik në historinë e anti-parlamentarizmit.