HomeAktualitetKronike

Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani duke sajuar dhe një fotomontazh

Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani duke sajuar dhe një fotomontazh

Radiotelevizioni Shqiptar ka postuar mbëmjen e kësaj të mërkure (12 shkurt 2025) një lajm sikur e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, VanHorn, ka takuar gjyqtarin Erjon Bani.

E futur në kontekstin e një mbështetjeje politike nga Ambasada e SHBA për gjyqtarin që ka marrë masën e sigurisë ndaj Veliajt, lajmi duket qartazi një keqpërdorim politik i RTVSH në këtë klimë të ngarkuar politike në betejat e drejtësisë me politikën.

Lajmi është shoqëruar me fotografinë e një takimi që e ngarkuara me punë VanHorn ka pasur me gjyqtarin Bani në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç dihet, RTVSH është rekord për punësimet politike nga zyra e shtypit e PD. Aty janë së paku disa drejtues emisionesh dhe gazetarë që vazhdojnë të jenë edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e bërë qesharak statusin ligjor, por edhe besueshmërinë publike të këtij stacioni, i cili tani ka mbetur edhe pa drejtor.