HomeAktualitetKryesore

“Raiffeisen Bank” ndryshon kushtet e kontratës me klientët në mënyrë të njëanshme vetëm me një SMS, nuk përmbahet avokati: Na trajtojnë si të b.urgosur në kampe përqëndrimi

“Raiffeisen Bank” ndryshon kushtet e kontratës me klientët në mënyrë të njëanshme vetëm me një SMS, nuk përmbahet avokati: Na trajtojnë si të b.urgosur në kampe përqëndrimi

Avokati Romeo Kara, ka reaguar përmes një statusi në rrejtin social Facebook, për një padrejtësi që po u bëhet klientëve të bankave, e konkretisht “Raiffeisen Bank”, e cila së fundmi ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtet e kontratës me klientët e saj, por pa marrë aprovimin e tyre.

Sipas avokatit, ky veprim i njëanshëm i bankës është një padrejtësi dhe lëvizje arrogante e saj, duke vërtetuar mbështetjen në hije që ka banka nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë dhe çdo justifikim i saj është mjeran dhe djallzor!

Statusi i plotë i avokatit:

Banka merr guximin të nderroje termat e kontrates ne menyre të njanshme dhe mjaftohet vetem me nje njoftim te derguar nepermjet nje sms-je per gjithe kete paligjshmeri.

Vetem ne nje kamp perqendrimi, ku te burgosurit nuk kane asnje te drejte, mund te jete funksional ky lloj komunikimi dhe ndryshim termash.

Trajtimi i klienteve nga banka si qenie pa dinjitet, flet qarte për nje suport në hije qe banka ka nga qeveria dhe Banka e Shqiperise lidhur me veprimet e njeanshme dhe arrogante te saj.

Oligaria po egersohet, po behet perdite e me teper arrogante, gje qe tregon qarte situaten e veshtire ku ndodhet.

Cdo justifikim se medemek banka po kontribuon ne luften kunder informalizimit, eshte mjeran dhe djallezor.