HomeAktualitetDebat

Rama, batuta me Macron: Jeni shumë kurajoz! Tani kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë. Ju heq kapelen

Rama, batuta me Macron: Jeni shumë kurajoz! Tani kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë. Ju heq kapelen

Pjesë e Forumit është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka marrë i pari fjalën pas hapjes së Forumit.

Kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat, kur i tha presidentit francez Emmanuel Macron se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta përqafojë.

“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine, Afrika dhe Ballkani.

Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë”, tha Rama.