HomeAktualitetDebat

Rama bën humor, pas aksionit kundër lokaleve: Po këtë në Londër, shqipot e kanë?

Rama bën humor, pas aksionit kundër lokaleve: Po këtë në Londër, shqipot e kanë?

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Londra në rrjetet sociale, për të bërë pak humor pas aksionit për “çlirimin e trotuareve” nga zaptimi i lokaleve.

“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama.

Aksioni për “çlirimin e trotuareve” në fakt, nuk është se ka çliruar gjë deri më tani.

Për momentin janë hequr vetëm tendat, jo karriget.

Po ndoshta e kanë lënë për aksionin e radhës!