HomeDebat

Rama-Berishës: Është ilaç gjarpërinjsh vetingu

Rama-Berishës: Është ilaç gjarpërinjsh vetingu

Replikat mes Edi Ramës dhe Sali Berishës janë zhvendosur në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka replikuar me paraardhësin e tij për çështjen e Vettingut.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!

Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut.

Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit.

Në vend të kryetarit është vetë Luli”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.