HomeAktualitetDebat

Rama: Brenda pak javësh hapet edhe aksi Maqellarë-Peshkopi! Dibranët me makina “plumb pushke” nga Dibra në Tiranë

Rama: Brenda pak javësh hapet edhe aksi Maqellarë-Peshkopi! Dibranët me makina “plumb pushke” nga Dibra në Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale bëri me dije se brenda pak javësh do hapet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi. Ndërsa sa i takon Tunelit të Murrizit që hapet nesër, Rama thotë se do dibranët do e kenë plumb pushke nga Dibra në Tiranë.

“Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak javë mbyllet dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, se pa u ardhur rruga e Arbit si dibran denbabaden nuk e quajnë. Do e kenë plumb pushke, nga hoteli i legjendarit, Hotel Turizmi i Astritit deri tek hotel i Ram Gecit, i mikut tim demokrat”, tha Rama.