HomeAktualitetDebat

Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”! Humor për të qarë nga Berisha: E kam për nder!

Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”! Humor për të qarë nga Berisha: E kam për nder!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai u ndal në deklaratat e dhëna sot nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti “e keqja më e madhe e vendit”.

“Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin.

Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.