HomeAktualitetDebat

Rama edhe një herë për Kadrinjtë që paskan zbuluar oxhakun kozmik

Rama edhe një herë për Kadrinjtë që paskan zbuluar oxhakun kozmik

Në një spot (reklame) të publikuar nga Ermal Mamaqi, ku njoftonte intervistën me Ramën më 5 Janar, Kryeministri shfaqet sa në dush, sa në kuzhinë e sa para një oxhaku si piktor. Rrjeti shpërtheu me kritika ndaj tij, duke shkruar ndër të tjera se oxhaku në shtëpinë e Ramës ka kushtuar qindra euro. Dhe duket se kjo i ka bërë më shumë përshtypje kryeministrit, që sot ka vendosur të përgjigjet.

Rama në Twitter: “Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh, ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist,ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese”.