HomeAktualitet

Rama “emërohet” Ministër i Jashtëm, reagon Presidenca e kryeopozitarit patriot Ilir Meta: Shqipëria e para!

Rama “emërohet” Ministër i Jashtëm, reagon Presidenca e kryeopozitarit patriot Ilir Meta: Shqipëria e para!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Rama mori vendimin për të emëruar veten në krye të ministrisë së Jashtme dhe tha se Meta ka shkelur afatin kushtetues me mos çdekretimin e Bushatit.

Në një postim në facebook Meta thotë së është në krye të detyrës dhe se për të e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit

“Presidenti në krye të punës.

Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

NO MORE FAKE STATE.

Shqipëria e para!??”- shkruan Meta në facebook.

Ndërkaq Rama ditën e sotme propozoi veten në postin e ministrit të Jashtëm deri në zgjidhje të ngërçit në Gjykatën Kushtetutese.

Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter.