HomeAktualitetDebat

Rama fishkullon : “Hienat abuzuan me një nënë të lënduar”! Grida pasi mashtroi me filmin reagon: Rama po na shantazhon, intimidon dhe do të na fusi frikën

Rama fishkullon : “Hienat abuzuan me një nënë të lënduar”! Grida pasi mashtroi me filmin reagon: Rama po na shantazhon, intimidon dhe do të na fusi frikën

Ish deputetja Grida Duma ka reaguar fill pasi qeveria publikoi fakte se si është ndihmuar në mënyrë financiare familja Cakoni, që nga tërmeti tragjik të 26 nëntorit ku humbi kryefamiljarin dhe një nga fëmijët.

Duma vijon akzuat dhe duke treguar se është ende e pabindur nga këto fakte duke i cilësuar si indimidime.

Ajo me anë të një postimi në ‘Facebook’ shprehet se realitetin e hidhur nuk mundet aspak që ta zhbëjë propagandën e qeverisë dhe se prokuroria duhet të hetojë për këtë rast.

“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është fakti i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj”, shkruan Duma.