HomeAktualitetKryesore

Rama flet për ‘partinë e re’ që do lindë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por kush do jetë kryetari?

Rama flet për ‘partinë e re’ që do lindë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por kush do jetë kryetari?

Kryeministri Edi Rama tha se vazhdon të mendojë se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re.

Teksa i është kërkuar një informacion më i detajuar nga moderatorja, se kush do të ishte drejtues i saj, kryeministri theksoi se kjo është në kuadrin e parashikimit.

Pjesë nga intervista:

Eni Vasili: Keni parashikuar para pak kohësh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do shohim një parti të re së shpejti? E mendoni akoma?

Rama: Kështu mendoj, vazhdoj ta mendoj.

Eni Vasili: Keni dijeni kush është kreu?

Rama: Ky është thjeshtë një parashikim. Parashikimet nuk shpjegohen se pastaj nuk janë më parashikime.