HomeAktualitetDebat

Rama fton studentët në emision dhe përtej ekranit: Të bëjmë një pakt për universitetin, le ta nisim punën nga tetë kërkesat tuaja!

Rama fton studentët në emision dhe përtej ekranit: Të bëjmë një pakt për universitetin, le ta nisim punën nga tetë kërkesat tuaja!

Kryeministri Rama i ka ftuar studentët për një pakt për studentin e tre viteve të ardhshme, përmes të cilit të adresohen dhe trajtohen kërkesat e tyre.

Bazat e këtij pakti, sipas Kryeministrit janë tetë kërkesat aktuale të studentëve, nga të cilat duhet të fillojë dialogu me studentët.

“Të bëjmë një pakt për universitetin për tre vitet e ardhshme. Ta fillojmë me këto pika, hap pas hapi. Baza e këtij pakti janë këto tetë pika dhe nga këto tetë pika duhet filluar tani, jo nesër.

Tarifat do t’i zgjidhim tani, jo nesër. Vetingun e pedagogëve ta bëjmë, por me hapa, me kalendar dhe ta bëjmë bashkarisht”, u tha Rama studentëve që pranuan dialogun me të në studion e emisionit Top Show.