HomeAktualitetHumor

Rama i dërgon me “spond” letrën e 7-të Bashës… Shhhhhtttt, mos e zgjoni se po bënë gjumin e bukurisë!

Rama i dërgon me “spond” letrën e 7-të Bashës… Shhhhhtttt, mos e zgjoni se po bënë gjumin e bukurisë!

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një tjetër letër Lulzim Bashës, ku zyrtarizon nisjen e fushatës.

Kësaj here Rama e ka ngacmuar me “spond” kryedemokratin, pasi letra e dërguar nuk i drejtohet atij por demokratëve që votojnë partinë e idealeve të dhjetorit prej dekadash.

Por pas letrës së Ramës e cila u publikua në mëngjes asnjë reagim nuk ka pasur nga ana e liderit Demokrat, asnjë përgjigje.

Mes zërash dhe në humor, shumë mendojnë se Basha nuk është zgjuar nga gjumi akoma, pasi të gjithë e dimë tashmë se Basha e ka pak qejf të dremis.

Nëse demokratët i sheh perëndia, sipas llogarive, Basha duhet të zgjohet para datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit./Ekskluzive.al