HomeAktualitetDebat

Rama i kthehet deputetit të PD-së që kërkoi arre.stimin e studentëve: Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin!

Rama i kthehet deputetit të PD-së që kërkoi arre.stimin e studentëve: Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin!

Pak më parë deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i njohur si “Kaubojsi i liqenit”, në mënyrë të pabesueshme, ka kërkuar arrestimin e organizatorëve të protestës së studentëve, për shkak se këta të fundit nuk kanë lejuar përfshirjen e PD-së dhe LSI-së në të.

Kryeministri Rama nuk e ka kaluar në heshtje këtë fakt, duke i përgjigjur deputetit të partisë së vobektëve siç e cilëson ai, duke nënvizuar se: “Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin!”

Ja komenti i Ramës në Twitter:

Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës? Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin?/Ekskluzive.al