HomeAktualitetDebat

Rama i kthen përgjigje mjekut që kërkoi legalizimin e ryshfetit: Propozimi është mbresëlënës nga niveli i kurajos dhe i paturpësisë

Rama i kthen përgjigje mjekut që kërkoi legalizimin e ryshfetit: Propozimi është mbresëlënës nga niveli i kurajos dhe i paturpësisë

Gjatë fjalës së tij në një takim me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kryeministri Rama foli edhe në lidhje me propozimin e një mjeku për të legalizuar ryshfetin.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit.

Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.

“Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë ryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve”, tha Rama.