HomeAktualitetDebat

Rama i “kthjellon” gjykimin e analfabetëve funksional të GJK që tjetër lexojnë e tjetër interpretojnë! Sumë shpejt kufiri ligjor i keqintrepretuar, që ndalon shrlatanët e GJKKO-në dhe SPAK të formatojnë qeverinë

Rama i “kthjellon” gjykimin e analfabetëve funksional të GJK që tjetër lexojnë e tjetër interpretojnë! Sumë shpejt kufiri ligjor i keqintrepretuar, që ndalon shrlatanët e GJKKO-në dhe SPAK të formatojnë qeverinë

Mazhoranca socialiste i ka gati ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që nuk do të lejojnë Gjykatat të pezullojnë nga detyra një ministër apo një post tjetër kushtetues. Lëvizja e socialistëve vjen pasi Gjykata Kushtetuese nuk i dha dot zgjidhje rastit të Belinda Ballukut dhe nuk e zgjidhi atë që kryeministri e ka cilësuar tejkalim kompetencash të gjyqësorit me pezullimin e një anëtari të qeverisë.

Gjatë podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama lajmëroi se ndryshimet ligjore që propozohen për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të mbajnë firmën e tij, si edhe të kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Ndryshimet do të prezantohen nesër në mbledhjen e grupit të PS, e cila do të jetë e hapur për mediat, dhe më pas do të depozitohen në Kuvend.

“Tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha Rama.

Ndryshimet ligjore nuk do të shpëtojnë nga pezullimi vetëm anëtarët e kabinetit të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin, por edhe funksione të tjera që burojnë nga Kushtetuta: Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Shefi i qeverisë tha se beteja nuk bëhet për personin, por për parimin e ndarjes së pushteteve, pasi sipas Ramës, pezullimi i një ministri apo i funksioneve të tjera që burojnë nga kushtetuta prodhon të njëjtën pasojë me shkarkimin, duke pezulluar punën.

“Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, këtë nuk e diskuton askush dhe askush nuk është mbi ligjin e këtu biem dakord të gjithë, të paktën të gjithë me fjalë, por unë bie dakord edhe me vepra. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet.

Pra, faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një minister”, “unë pezulloj Presidentin e Republikës”, “unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht, ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, siç mund të ndodhë me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër, por është pezulluar funksioni”, tha Rama.

Sidoqoftë, këto ndryshime nuk e rikthejnë në detyrë zëvendëskryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturë, Belinda Balluku, pasi ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese. Për rastin e Ballukut, SPAK është në pritje të kërkesës për arrestimin e saj, ndërsa javën e ardhshme pritet të mblidhet edhe Këshilli i Mandateve pasi të zbardhet dhe të botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses për Ballukun.